Kontrolle të shumta, Policia kap në flagrancë një 74-vjeçar me armë në Gjilan

Të martën në fshatin Burincë të Gjilanit, një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë, ka ndaluar për kontroll një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te i dyshuari 74-vjeçar është gjetur një armë pa leje dhe municion.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Related Articles