Konyaspori i shqiptarëve e nis mbarë, Cikalleshi shënon golin e fitores

Konyaspori i shqiptarëve e nis mbarë, Cikalleshi shënon golin e fitores

Skuadra turke Konyaspor mund të quhet lirisht skuadër e futbollistëve shqiptarë.

Tek kjo skuadër e madhe turke aktivizohen plot katër futbollistë shqiptarë, derisa në xhiron e parë në kampionat tre prej tyre ishin në fushë nga minuta e parë.

Zymer Bytyqi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Cekici e nisën nga minuta e parë, derisa Erdon Daci ishte në bankën rezervë.

Konya ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sivaspor me rezultat minimal 0-1.

Sokol Cikalleshi ishte hero në këtë takim me golin e shënuar dy minuta para fundit të ndeshjes.

Paraqitje jashtëzakonisht të mirë pati edhe Zymer Bytyqi si dhe Endri Cekici.

Në xhiron e dytë të Superligës turke, Konyaspor do të jetë nikoqir i Istanbul Basaksehir.

Related Articles