Koordinatorja e OKB-së për ndihmën në Gaza, Sigrid Kaag tha se asnjë organizatë nuk mund të zëvendësojë agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë – UNRWA.
Kjo erdhi pasi disa vende pezulluan fondet për UNRWA-në pas akuzave se disa punonjës të saj kishin lidhje me sulmet e 7 tetorit të kryera nga Hamasi.
“Nuk ka asnjë mënyrë që ndonjë organizatë të mund të zëvendësojë kapacitetin e jashtëzakonshëm, strukturën e UNRWA-së – aftësinë dhe njohuritë e tyre për popullsinë në Gaza”, tha ajo.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar donatorëve që të mos pezullojnë fondet, duke argumentuar se duke bërë kështu “vetëm do të dëmtojë popullin e Gazës që ka nevojë dëshpërimisht për mbështetje”.
Agjencitë ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se janë “thellësisht të shqetësuara dhe të indinjuara” nga vendimi “i pamatur” i donatorëve kryesorë për të shkurtuar fondet për agjencinë e ndihmës.
Suedia të martën u bë vendi i fundit që njoftoi se do të ndalojë fondet për UNRWA-në, duke iu bashkuar SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe të tjerëve, raporton The Guardian