Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krateri” janë zbuluar 27 serra brenda të cilave ishin kultivuar me rreth 8,000 fidanë kanabis në Koplik të Malësisë së Madhe, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”.
Policia njofton se fidanët ishin në kubikë, gati për t’u shpërndarë me qëllim kultivimin e tyre në tokë.
Në vijim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë organizatori i kësaj veprimtarie, N. D., E. V., 52-vjeç, banues në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjeti dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe 5 thika, të cilat 52-vjeçari i mbante pa leje.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al.