Korça mbulohet nga bora në pranverë, si paraqitet situata në akset rrugore

Korça mbulohet nga bora në pranverë, si paraqitet situata në akset rrugore

Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar.



Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në shtatë centimetra.

Pastrimi i rrugëve është bërë i mundur nëpërmjet borëpastruesve dhe kriposjes dhe nuk paraqiten probleme.

Related Articles