Një person i moshës 69-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ra nga rimorkio e traktorit.
Siç njofton policia, ai vdiq në spital derisa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, raporton Euroneës.al, transmeton Gazeta Enigma.
“Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, ëshë dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori. Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”.
“Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohet për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma