Korçë: Vetura godet për vdekje një këmbësor

Korçë: Vetura godet për vdekje një këmbësor

Një këmbësor është goditur për vdekje në aksin Korçë-Polenë.

Policia ka bërë të ditur se ngasësi i veturës është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles