Kordinatorja e VV-së, Mihali kërkon hetim ndaj mediumit “Nacionale” pas akuzave të mediumit boshnjak

Kordinatorja e VV-së, Mihali kërkon hetim ndaj mediumit “Nacionale” pas akuzave të mediumit boshnjak

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Por partia në pushtet ka bërë dhe një hap tutje.

Përmes Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në VV, pushteti ka kërkuar që prokuroria dhe organet e specializuara t’i hetojnë pretendimet e mediumit boshnjak.

“Në shkrimin e djeshëm dhe të sotshëm të ‘Slobodna Bosna’, një gazetë investigative, tani online, e hapur prej 1995, pretendohet për transaksione nga Serbia, përfshirë Radojçiq. Transaksione edhe financiare me entitete në Kosovë, kundër Qeverisë së Kosovës. Është e udhës që prokuroria dhe organet e specializuara t’i hetojnë këto pretendime. Madje çdokush pret që kjo çështje të zbardhet sa më parë”, theksoi Mihaili.

“Asociacioni i Gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë” – ka shkruar Mihali.

“Nëse kolegët gazetarë në Bosnje kanë publikuar shpifje rruga është e thjeshtë, gjykata. Ne shkrimet që flasin për Serbinë e Vuçiqit dhe përpjekjet e tij për destabilizim në rajon e Kosovë do t’i shpërndajmë e do të reagojmë për to. ‘Slobodna Bosna’ nuk është tabloid. Nuk është gazetë regjimesh. Gazetarët e Slobodna Bosnes janë gazetarë kurajoz për të cilët prej rreth 30 vitesh dëgjohen vetëm veprimtari gazetareske investigative. Ata jo rrallë kanë rrezikuar gjithçka pikërisht për publikimet e tyre. Ata konsiderohen nga gazetarët më të mirë në Bosnje. Nuk mund të mos merren seriozisht.” – ka shkruar ajo.

Related Articles