Koreja e Jugut do të ofrojë 10 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën ndërkohë që pushtimi rus vazhdon, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Seulit.
Kjo ministri ka thënë se mbështetja do të bëhet përmes konsultimeve me qeveritë e Ukrainës, vendet fqinje dhe organizatat ndërkombëtare.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, urdhëroi të hënën qeverinë që të sigurojë me shpejtësi mbështetje humanitare për Ukrainën.
“Shpresojmë që mbështetja e qeverisë sonë të ndihmojë në mënyrë efektive popullin dhe refugjatët ukrainas, dhe do të vazhdojmë kontributin aktiv për zgjidhjen e krizës humanitare në Ukrainë”, ka thënë ministria./GazetaEnigma/