Meriton Korenica ka theksuar se Ballkanit i ka munguar fati ndaj Sivassporit.
“Ndihemi jo mirë. Është disfatë goxha e rëndë për ne. Por nuk kishim fat sot. Kishim shumë raste që nuk i konkretizuam. Fati na ktheu shpinën. Por kemi ende ndeshje dhe duhet të kthehemi. Nuk ishim në presion”, ka theksuar Korenica. “I falënderoj tifozët që na kanë përkrahur gjatë gjithë lojës. Shpresoj të na përkrahin edhe në ndeshjet e ardhshme. Do të japim maksimumin deri në fund. Do t’ia lëmë kohës dhe të shohim çka do të ndodhë”, ka shtuar sulmuesi Korenica.