Meriton Korenica ka thënë se goli i pësuar në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Clujit nuk do ta ndalë Ballkanin në rrugëtimin evropian.
“Ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. E menaxhuam mirë ndeshjen dhe kërkuam fitoren. Qarkulluam topin, por kundërshtari na ndëshkoi me një rast. Është një dëshpërim, por nuk mund të na ndalë ky gol”, ka thënë Korenica.
“Pres që në ndeshjen e ardhshme të bëjmë lojën tonë dhe të shkojmë sa më lartë. Këtu është ritmi më i lartë se në ndeshjet e Kosovës, por e kemi marrë këtë ritëm dhe nuk kemi asnjë problem”, ka shtuar Korenica.