Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka qëndruar sot në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në ‘X’, Kos është shprehur e lumtur për vizitën në Kosovë, ndërsa ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë.
Ajo ka theksuar se 88 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë në perspektivën evropiane të vendit, duke shtuar se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta intensifikojë bashkëpunimin në çështjet ekonomike, përparimin demokratik dhe reformat.
“Viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën. Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet institucional afatgjatë”, ka deklaruar Kos.
