Kosova, Britania dhe Irlanda e Veriut me marrëveshje për shkëmbim të informacionit të klasifikuar

Kosova, Britania dhe Irlanda e Veriut me marrëveshje për shkëmbim të informacionit të klasifikuar

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e 283-të me radhë.

Kjo mbledhje u zhvillua në formë elektronike, ku u morën edhe tri vendime.

Në mesin e tyre është miratuar Nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të dhe Irlandës së  Veriut për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

Dy pika tjera që janë miratuar janë:

-Miratuar Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtare të Arteve;

-Miratuar Rregulloren për Programin, Përmbajtjen, Mënyrën dhe Procedurat e Organizimit, Trajnimit Profesional për Zyrtarë Arkivorë.

Related Articles