Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur Kosova dhe Hungaria nëpërmjet një marrëveshjeje do të njohin patentë shoferët e njëra-tjetrës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja vendit.
“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke e patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët. Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat procedural të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Sveçla.