Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin” në SHBA, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm,
Maqedonci tha se aty prodhohen edhe edhe helikopterët Black Haëk, “që do t’i kemi në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë së Kosovës”.
“Së bashku me Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe Ambasadorin Blerim Reka, shef i Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Neë York, e takuam menaxhmentin e kësaj kompanie, ku diskutuam për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi ministri në një postim në Facebook.
“Kosova do të jetë më e sigurtë me helikopterët që fluturojnë mbi qiellin e saj”, përfundoi Maqedonci. /Gazeta Enigma