Ambasadori i Mbrëtërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur diskutimin e sotëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe na hapësirat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka theksuar se Kosova është një vend shumetnik dhe do të mbetet si i tillë dhe se nuk bëhet fjalë për një Asociacion monoetnik.
“Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori i ShBA-së dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e ASM-së dhe iu takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit të saj”.
“Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë përparim. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë pjesë integrale e Kosovës”.
“Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një Asociacioni njëetnik”.