Konferenca e 28-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SH.B.A. -A5) për herë të dytë u mbajt në Tiranë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook njoftoi se temë e kësaj konference ishte mbrojtja dhe sinergjia civilo-ushtarake, ndërkaq Shqipëria u rikonfirmua partner i besueshëm dhe ndërtues konsensusi në rajon.
“Konferenca e 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SH.B.A. -A5) ku siguria, mbrojtja dhe sinergjia civilo-ushtarake ishin kryefjalë dhe Shqipëria u rikonfirmua partner i besueshëm dhe ndërtues konsensusi në rajon. Një ditë e frytshme ku me partnerët tanë nënshkruam Deklaratën e Përbashkët që kërkon angazhime konkrete për investime në mbrojtje, modernizim të forcave, siguri kibernetike, stërvitje të përbashkëta, si dhe thekson përfshirjen e vendeve aspirante, siç është Kosova, në këtë nismë rajonale”, ka shkruar Vengu.
Tutje Vengu theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për stabilitet dhe bashkëpunim. Ai ka folur edhe për rajonin dhe Kosovën.
“Kosova duhet të përfshihet plotësisht dhe formalisht si anëtare e këtij komuniteti”, u shpreh ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë. /Gazeta Enigma/