Kosova e dyta në botë për përmirësim të sundimit të ligjit, Kurti takohet me shefin e EULEX-it

Kosova e dyta në botë për përmirësim të sundimit të ligjit, Kurti takohet me shefin e EULEX-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e EULEX-it, z. Lars Gunnar Wigemark.

Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore) që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm, thuhet në njoftimin nga kryeministria.

Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit.​

Related Articles