Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, ka thënë se Kosova dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’i kërkojnë Serbisë lirimin e menjëhershëm të shqiptarit, Nezir Mehmetaj.
Tutje, ajo tha se Mehmetaj është duke u mbajtur ilegalisht për gati dy vjet në burgun e Serbisë pa asnjë bazë ligjore.
Kujtojmë se Nezir Mehmetaj u arrestua më 3 janar të vitit 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdare nën dyshimin për krime lufte.
Që nga ajo kohë, Mehmetaj po mbahet në paraburgim në Serbi.
Kërkesa e Haradinajt për lirimin e Mehmetajt vjen vetëm disa orë pasi Gjykata Themelore e ka liruar në arrest shtëpiak ish-policin e Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Pantiq, i cili akuzohet për terrorizëm.