“Kosova është duke konsoliduar demokracinë e saj – të vazhdohet me implementimin e MSA-së

“Kosova është duke konsoliduar demokracinë e saj – të vazhdohet me implementimin e MSA-së

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur konferencë me rastin e pesë vjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Sznyoug, ka deklaruar se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian nuk është i lehtë mirëpo beson se Kosova është në rrugën e duhur kurse ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të vazhdojë implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Sipas tij Kosova është duke konsoliduar demokracinë e saj.

Sznyoung ka deklaruar se duhet të merren masa nga Qeveria e Kosovës të cilat kanë për qëllim tërheqjen e investimeve nga jashtë.

“Procesi i integrimit në Bashkim Evropian nuk është i lehtë por do të jetë transformues për ekonominë e Kosovës. Sa më shumë përparon Kosova në implementimin e marrëveshjes të MSA-së aq më shumë standardet do të rriten”, ka thënë ai.

Ndërkaq Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të implemtojë reformat e cila është kërkesë e qytetarëve.

 “Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dëshirojnë më shumë punë, drejtësi, rënie të varfërisë, ruajtje të ambientit etj. Po ashtu edhe akses më të lehtë për bizneset e tyre. Dhe po ashtu më pak korrupsion dhe krim të organizuar” ka thënë Bislimi.

Related Articles