“Kosova është me e varfër që nga 14 shkurti i viti 2023”

“Kosova është me e varfër që nga 14 shkurti i viti 2023”

Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për dështimet e qeverisë kurti në këto dy vite.

Tahiri tha se ka dështime në çdo fushë duke filluar nga shëndetësia, ekonomia, etj dhe se Qeveria e 51% do të mbetet qeverisja më e dëmshme e vendit.

“Sot jam bë dy vjet e dy dite prej Qeveria ka instaluar pasigurinë me te madhe qe nga shpallja e Pavarsisë. Eshte krijuar nje pasiguri per sigurinë juridike të një personi.U fol shumë per dy vite rreth zhvillimit ekonomik. Kosova eshte me e varfër që nga 14 shkurti i viti 2023. Qytetarët duke humb shpresën kam marr rrugën e mërgimit, per fat te kqe edhe një numër i madh profesionistësh nga shëndetësia. Duke mos promovuar asnjë rrugë, fabrikë, shkollë, qeveria e Kosovës eshte kthyer në një instancë qe flet për 20 vitet e kaluara. Secili prej nesh e din se ballafaqimi me QKUK është ballafaqim i vetmuar. Gjithçka ka mbet në dorën e personelit që është i vetmuar dhe akoma se kanë marrë rrogën me rritje. Ky formacion që sot e udhëheq Kosovën e ktheu shpresën në zhgënjim. Zhgënjimi i 51% që do të dëshmojë se kjo ka qenë qeverisja më e dëmshme e vendit” tha Tahiri.

Related Articles