Avokati i njohur, Arianit Koci, në kuadër të udhëtimeve të tij, ka vazhduar rrugtimin për të vizituar shtetin e Kamboxha.
I njëjti nga aeroporti i këtij shteti ka deklaruar se nuk është lejuar të hyjë pasi i është thënë nga policët se “Kosova është Serbi, dhe me pasaportë të Kosovës nuk mundesh me hy”
Koci thotë se diplomacia serbe nuk po ndalet duke e dëmtuar Kosovën dhe për këtë arsye duhet të aplikohen masat reciproke që asnjë shtetas kamboxhian nuk duhet të lejohet të hyjë në Kosovë.
“Kam menduar se pasaportës kosovare do t’i rritet vlera, pasi janë liberalizuar vizat. Gabim.Pasaporta ka vlerë aq sa respektohen qytetarët kosovarë, nga shtetet tjera. E neve, nuk ka respektojnë. Në fakt, fillojnë me na respektuar, kur fillojmë t’i aplikojmë masat reciproke. Asnjë kamboxhian, nuk bën të hyjë në Kosovë. Madje, masat reciproke duhet aplikuar edhe ndaj Indisë, Afrikës së Jugut dhe të gjitha shteteve që nuk po nxjerrin telashe, ndonjëherë të patejkalueshme, veç pse jemi kosovarë” shkruan Koci.
Reagimi i plotë: