Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar me të ngarkuarin e ri me punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Gjatë këtij takimi, ministri Latifi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshmë të Japonisë për sistemin shëndeyësor dhe për përkrahjen kundër COVID.
Japonia vazhdon të jetë një nga partnerët më të fuqishëm të Kosovës në shëndetësi dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi Ministri Latifi, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, si në atë të trajnimit postdiplomik për studentët e mjekët tanë të rinj, si në Kirurgji e në fushat tjera mjekësore”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndërsa, nga ana tjetër Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës. /Gazeta Enigma/.