Ka përfunduar ndeshja Qipro – Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 4 me 0 për Kosovën.
Ndërsa pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 2-0 për Kosovën.
Goli i parë i kësaj ndeshje u shënua nga Vedat Muriqi në minutën e 9-të nga penaltia.
Ndërkaq jo shumë më vonë, Muriqi shënoi sërish pas një asisti të Donat Rrudhanit.
Kosova pati edhe disa raste të tjera gjatë kësaj pjese.
Ndërsa Albion Rrahmani ka shënuar golin e tretë për Kosovën kundër Qipros në minutën e tretë të pjesës së dytë.
Milot Rashica ishte ai që asistoi në golin e tretë me Rrahmanin që s’e pati fare vështirë për të realizuar golin nga afër, në minutën e 48-të.
Golin e katërt për Kosovën e ka shënuar Lumbardh Dellova në cilësinë e një sulmuesi i cili arriti që brenda zonës të bëjë një gjuajtje të fortë për të mposhtur portierin vendas. /Gazeta Enigma