Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, ka folur për mosfutjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës, duke thënë se kjo u bë pasi Kuvendi nuk u konstituua.
Gërvalla: “Por, Të gjithë partnerët tanë na kanë siguruar që në momentin e përshtatshëm për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare”.
Gazetari: Por, nëse jemi te por-ët, miqtë ndërkombëtar kanë kërkuar që Asociacioni duhet në mënyrë të lëvizet, ju a do të lëvizni?
Gërvalla: Por, një ditë para mbledhjes së majit patëm një deklaratë të qartë të shteteve anëtare të KiE-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës. Ishte i madh numri i tyre që tregon që nuk është çështje votash.
Gazetari: Pse nuk jemi në agjendë pra?
Gërvalla: Po ua lehtësuam shumë punën duke mos e pasur të konstituara institucionet tona, ua lehtësuam shumë punën.