Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksione të reja ndaj Rusisë, ndërkohë që po ashtu është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Në sanksionet e reja përmenden zgjerimin e listës së personave dhe entiteteve të sanksionuar, çka nënkupton individë dhe aktivitete të reja të ndërlidhura me aktivitetet destabilizuese ushtarake të Rusisë, kufizime të reja si ndalimi i teknologjisë së avancuar, të mallrave që kanë impakt në kapacitetin industrial edhe ushtarak të Rusisë, dhe ndalimi i importeve.
Po ashtu janë vendosur sanksione në sektorin e gazit të lëngshëm natyror, si dhe masa kundër 50 anijeve që Rusia përdorë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë për të datës 13 qershor 2014 për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Këto sanksione janë nga ana e Kosovës në raport me obligimet ndërkombëtare, ndaj individëve dhe entiteteve të ndërlidhur apo përgjegjës për veprime të minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. /Gazeta Enigma