Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së

Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së

Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian. Kosova ka humbur edhe një shans të artë për një projekt të madh financiar nga Bashkimi Evropian dhe bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me firmosjen e kësaj marrëveshjeje sot në Bruksel qytetarët, bizneset dhe institucionet publike e vendeve të rajonit që morën pjesë në këtë takim, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka konfirmuar se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale.

Përmes një shkrimi në “Facebook” Rama ka njoftuar se marrëveshja është firmosur në Bruksel dhe se në këtë program marrin pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, duke lënë të kuptohet se Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse në këtë program.

Përmes Programit të Evropës Digjitale qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë euro.

“Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro. Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kosova nuk është pjesë e këtij projekti, pikërisht në kohën kur vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione ndaj vendit për shkak të tensioneve në veri të Kosovës – të cilat janë përcjellë me thirrje të vazhdueshme për deeskalim, por të padëgjuara nga liderët kosovarë.

Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të vendosin masa ndaj Kosovës.

Related Articles