I dërguari i kancelarit gjerman Olaf Scholz për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazi ka vlerësuar se nevojitet vullnet politik në mënyrë që të shmangen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sarrazi në një intervistë ekskluzive për Kanal10 ka theksuar se Serbia nuk ka dhënë mjaftueshëm në dialogun me Kosovën sa i përket targave të automjeteve dhe se për këtë çështje, Kosova ka të drejtë në vendimin e saj.
“ Së pari duhet vullnet politik për të mos i pasur ato. E dyta është të jesh i vetëdijshëm se akterë të tjerë mund të përpiqen të bëjnë probleme, të krijojnë situata që askush nuk i do. Duhet të ketë vullnet politik për të shmangur tensione dhe ka nevojë për parakushte për të dyja anët. Pra, qëndrimi i Gjermanisë është si ai i BE-së, Kosova ka të drejtë ligjore ta bëjë këtë. Ka pasur një dialog të gjatë dhe nuk pati sukses dhe ju mendoni se Serbia nuk dha mjaftueshëm për këtë. Por të drejtat parimore duhet ta mbajnë atë. Ndonjëherë është veprim i duhur politik që të jesh fleksibil në momentin e duhur. Pra të ketë fleksibilitet parimor. Kjo na nevojitet”, ka deklaruar Sarrazi për Kanal10.