Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Jordaninë

Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Jordaninë

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e dytë dhe të fundit para miqësores me Jordaninë, që zhvillohet nesër mbrëma në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Primozh Gliha u përqendrua në taktikën e lojës, teksa punoi veçmas në repartin e mbrojtjes dhe atë të mesfushës.

Në këtë grumbullim mungon Elbasan Rashani për shkak të lëndimit, derisa Lirim Kastrati i Legias dhe Bersant Celina i Ipswichit janë liruar nga ky grumbullim me kërkesën e tyre.

Gliha ka thënë se pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për miqësore apo ndeshje zyrtare, ekipi duhet ta japë maksimumin e tij.

Related Articles