Kosova me 14 anesteziologë më pak se vitin e kaluar

Kosova me 14 anesteziologë më pak se vitin e kaluar

Muajve të fundit, Kosova është përballur me krizën për anesteziologë, pasi numri i tyre ka rënë dukshëm, duke shkaktuar probleme të mëdha në sistemin e shëndetësisë.

Sipas drejtorit të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija, tani në QKUK janë 45 anesteziologë, 14 më pak se në vitin e kaluar.

Spahija tha se 12 anesteziologë e kanë ndërprerë kontratën me QKUK-në gjatë vitit 2022, ndërsa një ka vdekur e një tjetër është pensionuar. Pra në krahasim me vitin e kaluar, Kosova këtë fillimvit ka 14 anesteziologë më pak.

Drejtori I Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija ka thënë se mungesa e këtyre specialistëve do të ndikojë në shtimin e listës së pritjes, mirëpo nuk e tregon numrin e saktë të pacientëve në listën e pritjes.

Ai në një përgjigje për Gazetën Express tha thënë se gjatë vitit 2022 janë pranuar katër specialistë mirëpo dy prej tyre më pas e kanë lënë punën.

“Për momentin numri total i anesteziologëve në QKUK është 45. Me siguri që lista e pritjes së pacientëve do të shtohet edhe për shkak të mungesës së anesteziologëve. Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv mundohet të sigurojë në mënyrë proporcioanle anesteziologë për 40 njësi punuese dhe 4 njësi me shërbim 24 orësh pavarësisht nga numri i anesteziologëve prezent”.

“Se sa është numri i saktë i pacientëve në listë të pritjes nuk mund ta themi. Në vitin 2022, 12 anesteziologë e kanë ndërprerë kontratën me QKUK-në, 1 anesteziolog ka ndërruar jetë, 1 është pensionuar, ndërsa janë pranuar 4 specialist të rinj, ku 2 prej tyre e kanë lëshuar punën me kërkesë të tyre”, tha Spahija.

Related Articles