Kosova me veturat e rrezikshme, pajisje të falsifikuara po rrezikojnë jetën e qytetarëve

Kosova me veturat e rrezikshme, pajisje të falsifikuara po rrezikojnë jetën e qytetarëve

Kosovarët më gjasë janë imunizuar ndaj produkteve të falsifikuara, madje edhe kur ato blihen jashtë Kosovës apo në vendet e BE-së, ku kontrolli është më i rreptë, modifikuesit e makinave ia dalin t’i ndryshojnë pajisjet pa asnjë problem, por në vend të atyre origjinale vendosin pajisje të falsifikuara.

Këtë po mundohet të na shpjegojë Edin Hoxha, i cili thotë se e njeh mirë fushën e pajisjeve të automjeteve, për çka është i bindur se në treg po qarkullojnë produkte false e të cilat sipas tij duhet të verifikohen nga shteti.

Hoxha është i shqetësuar edhe me një fakt tjetër, atë të ndërhyrjeve në pjesët bazike, siç është boshti i makinave, të cilat në vende tjera evropiane nuk lejohet, kjo jo vetëm për shkak të inspektimeve të shumta, por edhe për atë se zgjatja e palejueshme e spiraleve ku mbështetet i tërë automjeti, paraqet rrezik jo vetëm për shoferin e automjetit, por edhe për vetë komunikacionin.
Ndriçimi për automjete është shumë i rëndësishëm, madje është edhe një nga pikat e vlerësimit në kontrollet teknike.

Por ky detaj është thuajse i pavërejtur për tregun e Kosovës. Hoxha thotë se pajisjet e ndriçimit të pa certifikuara shiten në Kosovë, dhe kjo bën që në autoudhat e Kosovës të shohim shumë vetura pa ndriçim të duhur e madje me raste edhe pa të fare.

Related Articles