Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në Prishtinë sonte nga Mali i Zi me rezultatin 27:22, duke i minimizuar kështu gjasat për një kualifikim në Evropianin 2022.
Hendbollistët kosovarë ishin në disavantazh 13:10 pas pjesës së parë, ndërsa disavantazhi u rrit në pesë gola në përfundim të ndeshjes.
Kosovës i duhej fitorja ndaj Malit të Zi për t’iu afruar Evropianit por nuk ka arritur këtë.
Drenit Tahirukaj me shtatë gola ishte më i miri te Kosova, ndërsa katër gola i realizuan Valon Dedaj e Fatlum Ahmeti. Te Mali i Zi më efikasët ishin Vasko Sevaleviq dhe Milosh Bozhoviq me nga pesë gola.
Kosovës i duhet fitore në ndeshjen e fundit kualifikuese më 2 maj kundër liderit të grupit Suedisë, për të pasur gjasa për kualifikim.