Munishi-futbollistëve: Ruani nervat, silluni si profesionist të vërtet

Munishi-futbollistëve: Ruani nervat, silluni si profesionist të vërtet

Trajneri i skuadrës së Gjilanit , Ismet Munishi, ka reaguar përmes rrjetit social ‘Facebook, duke i kërkuar futbollistëve që t’i ruajnë nervat e tyre në këto pesë xhirot e fundit.

Munishi, gjithashtu ka kërkuar nga futbollistët që të mos bien pre e tensioneve dhe e mentalitetit të ulët të futbollit.

“Futbollistët i këshilloj që të ruajnë nervat keto 5 gjiro të fundit.Nuk dihet kush ku do të luaj dhe kush me kend behet koleg vitin tjeter.Mos bini pre e tensioneve mos bini pre e mentalitetit të ulët të fubollit tonë.Ruani nervat, luni fort silluni si profesionist të vërtet .Mos u ndikoni nga niveli ulët i sportivitetit që kemi si ligë e si futboll ne përgjithsi .Ju njoh të gjithve jeni djem të mirë nuk ju ka hije kjo .Fjala Sport do të thot shokë, andaj mbajeni mend parimin bazë të sportit Futbollit.Ndersa ju kryesi të dashura të klubeve 90 % nga ju ,kshillonu me psikologun keni nevoj”, ka shkruar Munishi.

Futbollistët i këshilloj që të ruajnë nervat keto 5 gjiro të fundit.Nuk dihet kush ku do të luaj dhe kush me kend behet…Posted by Ismet Munishi on Wednesday, April 28, 2021

Related Articles