Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në mbështetje të Ligjit të Veterinarisë, nga sot datë 23.07.2025 ka vendosur masën e ndalës se përkohshme të importi të kafshëve të gjalla të llojit të derrit, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit, me qellim parandalimit të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë.
AUV thotp se “autoritetet kufitare të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe AUV) do të ngritin masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare për të penguar futjen në territorin e Republikës se Kosovës, çfarëdo lloje malli qe hynë në kategorinë e produktit të ndaluar.
Sipas njoftimit deri tani s’ka ndonjë rast të dyshuar dhe se situata po monitorohet vazhdimisht.
“Aktualisht nuk kemi ndonjë rast të dyshuar në ferma, jemi duke monitoruar në vazhdimësi situatat e lajmërimit të sëmundjeve dhe rrjedhën e përhapjes. Të gjithë inspektorët veterinarë të AUV-së dhe praktikat private veterinare janë aktive ne teren. Për të parandaluar shpërthimet dhe përhapjen e sëmundjeve. Aktualisht janë aktive disa sëmundje në rajon. Kosova falë punës profesionale të AUV-së deri me tani situatën e ka nën kontroll. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Mortaja Afrikane e Derrave (MAD ) është sëmundje virusale dhe vet emërtimi i saj tregon se kjo sëmundje paraqitet vetëm tek derrat e bute dhe te derrat e egër, kurse llojet tjera te kafshëve nuk preken. Përhapja e kësaj sëmundje mund të jetë shumë e madhe, pra transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë, kontakti me pajisjet e ndryshme, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në femrat e pa prekura nga kjo sëmundje. MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Kjo sëmundje është e karakterit ekonomik, nuk transmetohet tek njerëzit.