Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit 2025, të publikuar nga Instituti Amerikan Gallup. Me 94 nga 100 pikë të mundshme, vendi ynë vlerësohet si një nga shtetet më të sigurta për qytetarët e vet, raporton gazeta “Enigma”.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook u shpreh se ky është një lajm i madh.
“Kosova është ndër vendet më të sigurta për të jetuar, dhe kjo pasqyrohet edhe në raportin më të fundit nga instituti Gallup. Ky është lajm që do duhej t’i gëzohej edhe opozita”, ka shkruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. /Gazeta Enigma/