Kosova në avantazh në pjesën e parë me golin e kapitenit Rrahmani

Kosova në avantazh në pjesën e parë me golin e kapitenit Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të shkoj në epërsi në pushim mes pjesëve, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Qipros.

“Dardanët” po udhëheqin me rezultat 1:0 me golin e kapitenit Amir Rrahmani.

Lideri i mbrojtjes arriti të “thyej” mbrojtjen e kundërshtarëve duke depërtuar në zonën e 16-metërshit e duke mos i lënë mundësi portierit kundërshtarë.

Kosova kishte edhe një mundësi të shënonte gol pasi që u akordua penallti, por VAR-i e anuloi atë për shkak të pozicionit jashtë loje.

Related Articles