Analisti Shkëlzën Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas raportimeve në Serbi, gjoja se shteti i Kosovës është duke përgatitur sulm kundër serbëve në veri të Kosovës.
Gashi ka thënë se Kosova nuk është duke përgatitur sulm kundër serbëve në veri të Kosovës por kundër barrikadave të vendosura nga huliganët.
“Serbia po thotë se Kosova është “duke përgatitë sulm kundër sërbëve në veri të Kosovës”.Kosova s’po përgatitë sulm kundër sërbëve në veri të Kosovës, por kundër barikadave të vendosura në veri të Kosovës nga huliganë që kontrollohen prej Sërbisë”, ka thënë Gashi
Ai ka thënë se po të ishte Kosova, kundër serbëve të Kosovës do të përgatiste sulm mbi serbët në jug të Kosovës.
“Po të ishte kundër sërbëve në Kosovë, Kosova do të përgatiste “sulm mbi sërbët në jug të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Gashi rikujtoi se Kosova nuk është kundër serbëve të Kosovës, por kundër barrikadave të vendosura nga huliganët e kontrolluar nga Serbia.