Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj ukrainas Volodymyr Zelensky dhe popullin e Ukrainës, për Ditën e Pavarësisë.
“Urimet tona të përzemërta për presidentin Zelensky dhe popullin e guximshëm të Ukrainës për Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.
Tutje, e para e shtetit thotë se Kosova qëndron fort me Ukrainën në luftën e saj heroike për liri.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar miqësinë tonë dhe për të mbështetur rrugën tuaj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme”, përfundoi Osmani.