Po bëhet një muaj që kur sektori publik hyri në grevë. Por duket se kjo nuk do të jetë greva e vetme.
Edhe sindikata e sektorit privat dhe Sindikata e KEK-ut lanë të hapur mundësinë që të përfshihen në grevë.
Kërkesat e Sindikatës së sektorit privat janë ngritja e pagës minimale në 350 euro dhe sigurimi shëndetësor për secilin punëtor.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, tha se punëtorët e sektorit privat kanë qenë vazhdimisht të diskriminuar.
“Ngritja e pagës vazhdon të jetë një nga kërkesat kyçe edhe e Sindikatës së KEK-ut. Por, përpos kësaj ata kërkojnë edhe të rritet pagesa për shujta, thëngjilli të shpërndahet falas për këta punëtorë dhe kërkojnë marrëveshjen kolektive. Në të kundërtën, siç thanë, në Sindikatën e KEK-ut, greva do të jetë e pashmangshme”, tha Azemi, për RTV21.
Ndërsa, nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se nuk do të shkojnë drejtpërdrejt në grevë, duke parë gjendjen aktuale në Kosovë. Por, ai tha se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, nuk e përjashton mundësinë që edhe punëtorët e KEK-ut të futen në grevë.
Njohësi i ekonomisë Jakup Bellaqa mendon se vendi ynë po shkon drejt një krize sociale dhe ekonomike.
”Greva në sektorin publik filloi që nga 25 gushti me kërkesën themelore shteën 100 eurio deri në miratimine Projektligjit për paga. Tash për tash nuk ka ndonjë shenjë për arritjen e marrëveshjes midis Sindikatës dhe Qeverisë”, tha ai.