Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është duke marrë pjesë në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Tahiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se se nga aty ka vërejtur se sa e rëndësishme është që Kosova të përfundojë aplikimin sa më shpejtë në këtë mekanizëm, ku këtë ai e sheh që mund të bëhet me një plan serioz, me një komunikim strategjik që të bëhet anëtare.
“Këshilli i Europës është një organizatë e rëndësishme për vendet anëtare dhe vendet aspiruese, siç është Kosova, mirëpo edhe komplekse në funksionimin e saj”, thuhet në njoftimin e tij.
Tutje ai u shpreh se gjatë ditës, si në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, po ashtu edhe në dy komisione, atë për çështje sociale dhe Komisionin e partive anëtare të EPP-së, pash për së afërmi se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejtë.
“Përkundër faktit që diskursi i diskutimit në Këshill ishte Ukraina, e shoh si shumë të mundshme me një plan serioz, me një komunikim strategjik që Kosova të bëhet anëtare”.
“Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë takimet sikur sot me deputetë të Parlamenteve të ndryshme të vendeve Evropiane që na kanë njohur dhe ato mosënjohëse”, ka thënë Tahiri./Gazeta Enigma/