Pas shumë grumbullimeve, basketbollistët e Kosovës U16 nga dita e diel (dje) kanë filluar përgatitjet intensive për FIBA U16 European Challenger.
Ky kampionat do të zhvillohet në Prishtinë, nga 16 deri më 21 Gusht, andaj është shumë i rëndësishëm për Dardanët e rinj, por edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, derisa po udhëhiqen nga përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Dritëro Sefaja. Kosova është në grup me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën.
Bordi i FIBA Evropës i besoi FBK-së të organizojë edhe një ngjarje si ky Kampionat, kurse më herët kishte organizuar Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U18, si dhe ‘Bubble’, ku morën pjesë Kosova A, Sllovakia, Islanda dhe Luksemburgu te meshkujt./Gazeta Enigma/