Kosova U19 e ka pësuar edhe humbjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19 që zhvillohet në 2022.
Shpresat e reja te Kosovës pësuan minimalisht 1:0 ndaj Gjeorgjisë. Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi Otar Mamageishvili në minutën e 52-të.
Dardanët e rinj me këtë humbje gjenden në pozitën e fundit të Grupit 10 me 0 pikë, derisa Gjeorgjia tani ka katër pikë në dy takime.