Kombëtarja U21 e Kosovës e ka nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.
Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit triumfuan sonte ndaj Estonisë U21.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.
Futbollistët tanë e dominuan në tërësi ndeshjen dhe regjistruan paraqitje fantastike, andaj edhe fitorja ishte tejet e merituar.
Arian Llugiqi (40’) dhe Andi Hoti (70’) shënuan golat e fitores për “Dardanët”.
Kosova U21 mbeti me një futbollist më pak në minutën e 84-të, pas përjashtimit të Elvis Letajt me karton të kuq.
Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për përzgjedhësin Tovërlani. Kosova U21 ndeshjet e radhës kualifikuese do t’i zhvillojë