Kosova U21 fillon përgatitjet për ndeshjen kundër Shqipërisë 

Kosova U21 fillon përgatitjet për ndeshjen kundër Shqipërisë 

Kombëtarja e Kosovës U21 i ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që e zhvillon më 16 nëntor kundër Shqipërisë U21.

Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Michael Nees nuk e kishte ekipin e kompletuar, ngase lojtarët që kishin ndeshje gjatë ditës së diel kishin rigjenerim në hotel, derisa disa prej futbollistëve të Kombëtares U-21 do të udhëtojnë për në Kosovë gjatë mbrëmjes.

Ndërkohë, në dyshim për t’iu bashkuar ekipit në këtë grumbullim është Valon Zumberi, i cili ka pësuar një lëndim gjatë fundjavës dhe është duke i kryer ekzaminimet mjekësore në klubin e tij.

Kombëtarja U21 deri tash ka zhvilluar katër ndeshje, prej të cilave ka pësuar tri humbje dhe ka realizuar një fitore.


Related Articles