Kosova U21 nuk u këndell nga disfata prej Polonisë, duke u mposhtur edhe nga Estonia U21 me rezultat 3-1 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian, duke e mbyllur këtë fazë në mënyrë dëshpëruese.
Pas 21 minutash lojë, estonezët e rinj kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Tristan Teevali prej penalltisë.
Për 2-0 u përkujdes Patrik Kristal, që u asistua nga Mihhailov në minutën e 44-të.
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike për dardanët e rinj,
Që shënuan një gol dhe kishin një karton të kuq.
Mbrojtësi i Dritës, Yll Ibrahimi u përjashtua nga ndeshja në minutën e 70-të, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë.
Por, shtatë minuta më vonë, Milot Avdyli ngushtoi epërsinë e estonezëve në 2-1.
Estonezët e shënuan edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren me anë të Taanel Usta (87′) për 3-1.
Kosova U21 e mbyll kampanjën kualifikuese me 12 pikë, duke marrë vetëm dy fitore, një barazim dhe shtatë humbje.