Kombëtarja e Kosovës A i ka kryer dy ndeshjet miqësore, por sot është dita e ndeshjes për Kosovën U21.
Dardanët e rinj do të zhvillojnë sfidën e parë të muajit shtator, ku do të luajnë në udhëtim te Izraeli U21.
Është sfida e tetë për Kosovën u21 në kampanjën kualifikuese për Euro 2021, derisa kërkojnë të marrin fitore.
Dueli mes Izraelit U21 dhe Kosovës U21 zhvillohet në Gyirmoti Stadion në qytetin Gyor në Hungari me fillim nga ora 19:00.
Të besuarit e trajnerit Afrim Tovërlani kanë nëntë pikë dhe ndodhen në pozitën e katërt në grup, derisa Izraeli është e pesta me vetëm tre pikë.
Me një fitore eventuale Dardanët mund të dalin në pozitën e tretë.