Futbollistja, Kosovare Asllani vazhdon të jetë vendimtare për Suedinë. Ajo të martën mbrëma shënoi golin e vetëm për Suedinë që barazoi 1:1 me Irlandën në Gothenburg.
Me këtë barazim, Suedia ka prerë biletën për në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Suedia udhëheq në grupin A të kualifikimeve me 19 pikë nga shtatë ndeshje. Finlanda është e dyta me 10 pikë.
Asllani shënoi për 1:1 në minutën e 79-të. Me këtë barazim, Suedia siguroi kualifikimin e pritur.
Asllani pritet të jetë prej lojtareve kryesore të Suedisë në Evropianin e këtij viti dhe në Botërorin e vitit të ardhshëm.