Kosovare Asllani e mahnitur që u nderua me medaljen presidenciale

Kosovare Asllani e mahnitur që u nderua me medaljen presidenciale

Futbollistja me famë botërore, Kosovare Asllani ka përcjellë emocionet e saj për vizitën në Kosovë për nder të Ditës së Pavarësisë.
Ajo nëpërmjet në postimi në rrjetet sociale është shprehur se Kosovën nuk do ta lëshojë kurrë prej zemrës.

“Çfarë momenti nderi dhe krenarie për të marrë medaljen Presidenciale të meritave për arritjet dhe kontributin tim në barazi në sport sot në Kosovë.

Mora gjithashtu pjesë në një nga programet e UNICEF-it dhe takova disa vajza të mahnitshme dhe ambicioze. Sporti është një mjet kaq i rëndësishëm për të fuqizuar të rinjtë.


Faleminderit presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, presidentit të FFK-së Agim Ademi, Faton Pecit, ambasadës suedeze, UNICEF-it dhe të gjithë të përfshirëve që e bënë këtë ditë vërtet të veçantë për mua.

Kurrë Kosovën nuk e lëshoj prej zemrës. #Urimeditaepavarësisë”, ka shkruar Kosovare Asllani.

Related Articles