Kosovarët meraklinj të bartjes së armëve, i riu kapet në flagrancë nga Policia në Skenderaj

Kosovarët meraklinj të bartjes së armëve, i riu kapet në flagrancë nga Policia në Skenderaj

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona, kryesisht të rinj që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në vendin e quajtur ‘Gofile’ në Skenderaj, ku një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë, ka ndaluar për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te një 21-vjeçar, që ndodhej ndodheshin në veturë është gjetur një armë pa leje.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Related Articles