Policia kufitare në Morinë ka njoftuar se ka ndaluar një 44 vjeçar nga Kosova nën akuzën e “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, raporton Gazeta Enigma.
Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 mijë euro që nuk i kishte deklaruar konform ligjit në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave. / Gazeta Enigma.